Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar për gjendjen aktuale.
Takimi i Kryesisë dhe po ashtu Grupit Parlamentar vjen vetëm një ditë pasi kryetari i partisë Bedri Hamza zhvilloi takimin e radhës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takimi do të zhvillohet nga ora 14:00 në selinë e PDK-së e pas saj pritet deklarim i kryetarit Hamza, kanë për KOHËN nga PDK-ja.
Më 6 tetor është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.
PDK-ja ka insistuar të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale e më pas ka shprehur gatishmëri të bisedojë për presidentin.
Ekzekutivi i Kosovës të premten mbrëma i ka hapur rrugë nismës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një mbledhje elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin. Sipas njoftimit zyrtar, është konstatuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për procedimin e këtij projektligji.
Propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale përmban dispozita që synojnë t’ia kufizojnë mandatin lëndor, edhe kohor e edhe territorial kësaj gjykate me seli në Hagë.