Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie për dy centë çmimi i naftës

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Për dy centë është liruar çmimi i naftës për litër në Kosovë gjatë së enjtes. Çmimi i naftës për litër ka rënë në 1.76 euro për litër nga 1.78 sa ishte një ditë më parë.

Edhe çmimi i benzinës ka rënë për një cent. Të mërkurën ishte 1.54, kurse sot do të jetë 1.53 euro. 

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.63 euro për litër.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së serishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.