Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova bie në ranglistën e FIFA-s

kosova

Humbja nga Irlanda të martën mbrëma me rezultat 3:0 në Dublin dhe barazimi 0:0 të shtunën e kaluar ndaj Izraelit në Prishtinë, kanë ndikuar në rënien e Kosovës në ranglistën e FIFA-s.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të mërkurën, një ditë pasi përfunduan të gjitha ndeshjet e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Kosova ra për dy pozita në ranglistën e FIFA-s. Nga pozita e 76-të, Kosova pas ndeshjeve të këtij muaji, ka rënë në pozitën e 78-të.

Shqipëria është ngritur për një pozitë. Ishte në pozitën e 66-të, ndërsa tash ndodhet në pozitën e 65-të.

Pozitat një dy, tre dhe katër nuk kanë ndryshuar. Në pozitën e parë mbetet Spanja, e dyta Argjentina, e treta Franca dhe Anglia e katërta. 

Portugalia bie në vendin e gjashtë, kurse Maroku ka zënë vendin e saj në pozitën e pestë.