Ndërmarrja Trepça ka dalë me sqarim lidhur me shpërthimin e sotëm në Stan Tërg.
Rasti ka ndodhur gjatë ndërrimit të parë, rreth orës 10:15, gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese në ambientet operative të Trepçës.
Gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit, thuhet në sqarim.
“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij.”
Nuk ka persona të lënduar dhe dëme material. Pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion të rregullt dhe puna ka vazhduar normalisht.
-
Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg
-
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
-
Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim