Alarmi për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë, pasi kontrollet e kryera nga njësitet policore nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
Policia njoftoi se rreth orës 08:00 kishte pranuar një informacion për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, duke evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar dhe duke angazhuar njësitet përkatëse për verifikimin e informacionit”, thuhet në njoftim.
Pas kontrolleve të detajuara në terren, autoritetet konfirmuan se nuk është gjetur asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.
Ndërkohë, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.
Edhe
Alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Sërish alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve
Policia e Kosovës të martën në mëngjes ka marrë një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se pas pranimit të informatës policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
Ai ka njoftuar se në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët dhe se njësitet përkatëse janë duke u marrë më rastin.
Edhe
Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Policia ka marr informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve. Më 22 qershor një alarm për mjet shpërthyes pati rezultuar i rrejshëm.
