Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbardhur lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të ndodhura më 22 dhe 30 qershor 2026. Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefonik në Serbi.
Pas alarmit të fundit, policia siguroi qytetarët, perimetrin dhe angazhoi njësitë e specializuara, përfshirë Njësinë për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese dhe K9. Pas kontrolleve të detajuara, nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes dhe stacioni rifilloi punën normalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe autorizim të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale "Lajmërimi apo kallëzimi i rremë", ndërsa hetimet po vazhdojnë. Policia thekson se ka siguruar prova teknike dhe elektronike që lidhin të dy rastet dhe se, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të personit të dyshuar.
“Hetimet intensive të zhvilluara nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kanë rezultuar se të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefonik në Serbi. Gjithashtu, gjatë analizave teknike dhe hetimore janë siguruar prova dhe të dhëna të tjera elektronike që ndërlidhin këto raste me njëri-tjetrin dhe që tashmë janë pjesë e procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se “Policia e Kosovës ka ndërtuar kapacitete profesionale dhe teknike të avancuara në fushën e hetimeve kibernetike dhe gjurmimit të komunikimeve kriminale përfshirë edhe rrjetet sociale”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave, duke siguruar se çdo informacion që lidhet me sigurinë publike trajtohet me seriozitet maksimal.