Sipas njoftimit për media nga Policia, një burrë ka raportuar se motra e tij, ka ardhur me autobus nga një shtet tjetër dhe ka zbritur në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Që nga ajo ditë, raporton ai, i kanë humbur lidhjet dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë/ 27.11.2025. Me 29.11.2025 ankuesi ka raportuar se motra e tij ka ardhur me autobus nga një shtet tjetër dhe ka zbritur në Prishtinë. Nga ai moment i kanë humbur lidhjet me viktimën dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo