(Tekst i përditësuar 21:28) - Policia ka njoftuar se informata për mjet shpërthyes në Stacionin e Policisë në Prishtinë ishte e rreme.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se pas kontrolleve të kryera nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“ Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.
Dyshime për mjet shpërthyes, rrethohet Stacioni i Autobusëve në Prishtinë
(Tekst i përditësuar) - Pas dyshimeve për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Policia ka evakuuar qytetarët të cilët gjendeshin brenda.
Edhe
Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se informatën për mjet të dyshuar e kanë marrë në orën 18:00.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thuhet në përgjigje.