Udhëheqësit e Urbanizmit në Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, kanë dalë sot para Gjykatës së Pejës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Para gjykatës do të paraqiten edhe gjashtë zyrtarët e tjerë të këtyre komunave. Të tjerët do të paraqiten në një seancë të ndarë më vonë.
Gjatë ditës, për të njëjtit do të vendoset nëse do të dërgohen në paraburgim apo do të mbrohen në liri.
10 persona u arrestuan dy ditë me parë në një aksion të gjerë të krimeve ekonomike, nën udhëheqjen e pesë prokurorëve në Pejë, që dyshohen për ndërtime të paligjshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për “keqpërdorim të detyrës” në Klinë
-
Arrest shtëpiak gjashtë zyrtarëve të urbanizmit në tri komuna
-
Prokuroria e Pejës në aksion kundër ndërtimeve pa leje
-
Mbyllen 7 vendpunime në Pejë, Istog, Klinë e Deçan për shkelje të sigurisë në punë
-
Arrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-drejtoreshës së Kadastrës në Gjakovë