Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, dhe A.G., udhëheqës i sektorit të ndërtimit, në dy raste të ndara kanë tejkaluar kompetencat duke lëshuar leje ndërtimore në kundërshtim me ligjin dhe planin rregullues urban.
Ndërsa i pandehuri N.G., inspektor ndërtimi, akuzohet se në tri raste të ndara ka mundësuar ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
-
Aktakuzë tre zyrtarëve të Deçanit për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”
-
Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve, dyshohen për lëshimin e lejeve ndërtimore e këmbim të pronave
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
Aktakuzë ndaj 7 personave për urën metalike në Ngucat që s’u ndërtua fare
-
Aktakuzë ndaj tre ish-zyrtarëve policorë, dyshohen për keqtrajtim të një personi në Klinë