Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës, lejuan shkelje në një objekt ndërtimor

Komunës së Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka ngrehur aktakuzë ndaj dy personave, gjegjësisht të angazhuar në drejtorinë e Inspekcioneve në Komunën e Suharekës, njëri nga ta udhëheqës i këtij dikasteri.

Ata akuzohen se kryen veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Zyrtarët në fjalë sipas aktakuzës, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës nuk ndërmorën veprimet e nevojshme pas konstatimit të parregullsive në objekt,

“Sipas aktakuzës, edhe pse investitori ishte urdhëruar që t’i ndërpriste punimet dhe të pajisej me leje ndërtimore, kontrolli i mëtejshëm nuk është kryer brenda afatit të përcaktuar. Ndërsa, gjatë inspektimit të mëvonshëm, gjendja e objektit nuk është pasqyruar në mënyrë reale, duke mos u evidentuar të gjitha tejkalimet nga leja ndërtimore”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.

Gjithashtu ata akuzohen se e kanë amnistuar shkelje të tjera të ndërtuesit dhe këto tejkalime i kanë mundësuar investitorit përfitim në vlerë prej rreth 716 mijë euro ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm financiar në vlerën e taksave të papaguara.

“Ndërkaq, A.H., si pronar i kompanisë ndërtimore “B.P.”, e cila ka realizuar projektimin dhe punimet ndërtimore në objekt, ka kryer punime ndërtimore në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit”, thuhet mes tjerash.