Prokuroria Themelore në Prizren ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, katër prej tyre zyrtarë komunalë në Suharekë dhe dy pronarë të operatorëve ekonomikë, për shkak të dyshimit se D.M., A.K., E.SH., dhe I.H., kanë kryer veprën penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", ndërsa XH.K., dhe A.S., kanë kryer për veprën "Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik".
Sipas aktakuzës, të pandehurit D.M., dhe A.K., në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, me qëllim që t’i mundësojnë përfitim apo çfarëdo dobie pasurore për vete ose për personin tjetër i tejkalojnë detyrat e tyre zyrtare dhe gjatë zbatimit të kontratës për ndërtimin e rrugëve lokale "Fejzë Koliqi – Gashi", "Smajl Sadria" dhe "Isuf Meta" në fshatin Javor, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për Prokurim Publik, duke aprovuar realizimin e punimeve dhe lejuar pagesa në vlerë prej 29,458.20 euro, ndonëse kontrata nuk ishte realizuar në tërësi, pasi rruga “Fejzë Koliqi – Gashi" nuk ishte ndërtuar fare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë mënyrë. operatorit ekonomik i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në shumën prej 9,050 euro, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material.
Ndërsa, të pandehurit E.SH. dhe I.H., në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, lidhur me projektin për ndërtimin e rrugëve lokale "Hafir Gashi", "25 Gushti" në fshatin Javor dhe "Osman Dalipi" në fshatin Luzhnicë, kanë aprovuar realizimin e punimeve dhe kanë lejuar pagesa në shumën prej 17,124.10 euro, edhe pse ishin në dijeni se rrugët "Hafir Gashi" dhe "25 Gushti" nuk ishin ndërtuar fare. Me këto veprime, sipas aktakuzës, operatorit ekonomik i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në shumën prej 6,439.82 euro, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material.
Ndërkaq, të pandehurit XH.K. dhe A.S., në cilësinë e personave përgjegjës të operatorëve ekonomikë kontraktues, akuzohen se nuk kanë realizuar të gjitha punimet e parapara me kontratat e prokurimit publik, ndërsa kanë paraqitur dokumentacion sikur punimet ishin përfunduar në tërësi, duke përfituar mjete publike në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Suharekës.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas procedurave të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohet, si dhe ka kërkuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve në shërbimin publik për të pandehurit.