Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj një personi për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.
B.K., M.B., E.Sh., A.E., B.N. dhe Z.T. në cilësinë e personave zyrtarë dyshohen se më 14 korrik të vitit 2019 në Suharekë i kanë tejkaluar konpetencat apo nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të mundësojnë përfitim të dobisë për tjetrin dhe të shkaktojnë dëm të buxhetit.
I pandehuri B.K., sipas aktakuzës, menaxher i kontratës së nënshkruar mes Komunës së Suharekës dhe operatorit ekonomik “G.” Sh.P.K. lidhur me asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Ngucat, kishte marrë pjesë në përpilimin e raportit, në të cilin janë paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me përshkrimin urës metalike.
I pandehuri M.B., zyrtar i prokurimit, thuhet se ka nënshkruar kontratën ku ishte paraparë ndërtimi i urës metalike, për të cilën ishte realizuar pagesa, edhe pse një urë e tillë nuk ishte ndërtuar.
I pandehuri E.Sh., drejtor i shërbimeve publike dhe përfaqësues i njësisë së kërkesës, sipas Prokurorisë, nuk i ka kryer detyrimet e tij lidhur me përgatitjen e detyrës projektuese, specifikimeve teknike si dhe para masës dhe para llogarisë, duke lejuar nënshkrimin e kontratës me mospërputhje ndërmjet dokumenteve projektuese.
I pandehuri A.E., në cilësi të hartuesit të projektit, thuhet se ka përgatitur paramasën dhe parallogarinë projektuese në mënyrë të pasaktë, ku ka qenë i paraparë ndërtimi i urës metalike ndërsa nuk ishte i paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa në projekt sipas Prokurorisë, ishte e kundërta dhe ishte paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa nuk ishte paraparë fare ndërtimi i urës metalike.
Ndërsa, i pandehuri B.N., monitorues i caktuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe i pandehuri Z.T., mbikëqyrës i përzgjedhur përmes tenderit, thuhet se kanë nënshkruar raportin dhe kanë përgatitur certifikatën e pagesës, edhe pse ura metalike e paraparë nuk ishte ndërtuar.
Edhe
U dhanë para për rrugë që s’u ndërtuan fare në Suharekë, aktakuzë për zyrtarë e pronarë kompanish
“Të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 24,308.00 €, dhe me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkaq, i pandehuri A.M., në cilësinë e përfaqësuesit të grupit të operatorit ekonomik, thuhet se ka vepruar në kundërshtim me procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, ka paraqitur raportin në të cilin kishte deklaruar si të kryera punimet për ndërtimin e urës metalike, në vlerë prej 24,308.00 €, edhe pse ura metalike nuk ishte ndërtuar fare. Me këto veprime, thuhet se ai ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ndaj personave zyrtar të shqiptohet dënimi plotësues - ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
Rrugë të papërfunduara, por të paguara - aktakuzë ndaj zyrtarëve të Suharekës
-
Prokurorisë iu deshën 5 vjet që të ngre aktakuzë për tenderin që iu 10-fishua vlera
-
Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për mirëmbajtje të urave – tenderi 500 mijë eurosh përfundoi në 5.3 milionë
-
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë