Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë tre zyrtarëve të Deçanit për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Komunës së Deçanit, R.H., H.T. dhe J.H. për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç thuhet në njoftimin për media, i pandehuri R.H., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në këtë komunë, në katër rate të ndara ka tejkaluar kompetencat e tij, “ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse”.

Ndërsa H.T., në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, dhe J.H., si zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim, akuzohen se s’kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të inspektuar sipas obligimeve ligjore duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekt.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.