Tre persona janë ndaluar në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për hetime ndaj tre personave.
Shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve janë kontrolluar dhe të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
“Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast”, njoftoi Prokuroria në Ferizaj.
Prokuroria ka njoftuar tutje se Zyra koordinuese në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë fillimisht ka kërkuar që të jepen emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare. Ndërkohë ka shtuar se lidhur me këtë çështje, Prokurori i Shtetit, ka njoftuar të njëjtit për pasojat lidhur me mos zbatimin e kërkesës nga Policia dhe Prokuroria sepse këto paraqesin pengesa në zbatimin e procedurës hetimore.
-
Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë
-
Arrestohet një gjyqtar, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj