Me autorizim të kryeprokurorit të Prokurorisë së Pejës Agim Kurmehaj, prokurorët e kësaj prokurorie në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë ditës kanë ndërmarrë aksion, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.
Ky aksion kishte për qëllim identifikimin e ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet eventuale në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar” dhe veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
Në një njoftim të Prokurorisë së Pejës thuhet se ‘aksioni i sotëm është mbikëqyrur nga Kryeprokurori Kurmehaj, ndërkaq në teren në secilën komunë të lartcekur kanë qenë të angazhuar gjashtë prokuror të shtetit të shoqëruar nga njësitet përkatëse policore dhe inspektorët e ndërtimeve. Gjatë këtij aksioni janë evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në komunat përkatëse, me ç’rast do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtyre rasteve penale” është thënë mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
-
Në Pejë, për 15 muaj 106 aktakuza për ndërtime pa leje
-
Sot seanca ndaj zyrtarëve të dyshuar për ndërtimet pa leje
-
Për 16 muaj Prokuroria e Pejës ngriti 139 aktakuza për ndërtime pa leje
-
Mbyllen 7 vendpunime në Pejë, Istog, Klinë e Deçan për shkelje të sigurisë në punë
-
Siguria në punë: Prokuroria me aksion në Pejë, ndalen punimet në një vendpunishte