Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për 16 muaj Prokuroria e Pejës ngriti 139 aktakuza për ndërtime pa leje

Prokuroria Themelore ne Peje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për 16 muaj ka ngritur 139 aktakuza, ndaj 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”. 

Sipas njoftimit gjatë vitit 2025, janë ngritur 112 aktakuza, ndaj 113 personave. 

Ndërsa gjatë periudhës janar – prill 2026 për këtë vepër penale janë 27 aktakuza, ndaj 29 personave.