Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Xh.Sh , për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, Xh.Sh dyshohet se më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorim të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.
Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri ngarkohet se, për një periudhë të caktuar kohore, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.
Në një pikë tjetër të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore.
Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin Xh.Sh ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.
-
Dyshohet për dhunë seksuale ndaj bashkëshortes, arrestohet një person në Pejë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë: E dhunoi gruan nën kërcënim të armës
-
Prokuroria në Pejë e kualifikon "Dhunim" rastin që Policia e cilësoi "Dhunë në familje"
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Pejë, arrestohet i dyshuari