Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës

Gjykata themelore ne Peje

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të akuzuarit Xh.Sh, pas dyshimit se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Themelore në Pejë, paradite njoftoi për kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhunim ndaj gruas së tij. Ai dyshohet që përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armën, ka detyruar gruan e tij të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Një ditë më parë u bë e ditur se pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe fishekë.

Lexo përditësimet tjera
Arrestim

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë: E dhunoi gruan nën kërcënim të armës

Prokuroria Themelore në Pejë derisa ka njoftuar për kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj...