Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia bën apel për kujdes për shkak të borës

Bora në Kosovë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes në trafik në komunat që përfshijnë rajonin e Ferizajt, sin ë Kaçanik, Shtime e Shtërpcë pasi gjatë gjithë natës së mbrëmshme nuk janë ndalur reshjet e borës.

Në njoftim thuhet se rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, por në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi.

“Policia Rajonale e Ferizajt njofton se reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë. Të gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, megjithatë, në disa zona malore qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave”, thuhet në njoftim

Gjithashtu është kërkuar nga shoferët që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte më të vështira atmosferike, dhe gjithashtu të tregohet kujdes më i shtuar gjatë kohës së qarkullimit.