Evertoni u mbrojt mirë të dielën në xhiron e 12-të të elitës angleze të futbollit ndaj Liverpoolit.
Falë mbrojtjes së ngjeshur dhe mosshfrytëzimit të rasteve nga Liverpooli, derbi i zjarrtë i “Merseyside” i zhvilluar të dielën u mbyll 1:1.
Sfida u vendos me golat e pjesës së parë.
Dominic Szoboszlai e shënoi golin për Liverpoolin me asistim të Florian Ëirtzit, derisa Jeremie Frimpong shënoi autogol për rezultatin 1:1.
Evertoni me barazim tani i ka 17 pikë pas 12 ndeshjeve të luajtura. Liverpooli mbetet në pozitën e katërt me 22 pikë.
Për Liverpoolin ishte barazimi i parë pas tri fitoreve rresht në të gjitha garat.