Mërgim Vojvoda e Udinese kanë shënuar fitore në kampionatin italian pas një kohe të gjatë.
Udinese të dielën pasdite e mposhti Fiorentinan në shtëpi me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Serie A.
Udinese kishte plotë dhjetë ndeshje pa fitore në elitën italiane. Fitoren e vetme këtë edicion e kishte shënuar më 29 gusht ndaj Monzas.
Ndërsa në total kjo ishte fitorja e dytë për Udinesen këtë edicion. Ka edhe tri barazime dhe tetë humbje.
Bilanc të njëjtë ka edhe Fiorentina.
Të dyja skuadrat kanë nga nëntë pikë dhe renditen në pjesën e poshtme të tabelës.
Golin e fitores për Udinesen e realizoi Sandi Lovric me asistim të Nicolo Zaniolos në minutën e tetë.
Udineses iu anulua edhe një gol i shënuar nga Oumar Solet në minutën e 74-t për shkak të pozitës jashtë loje.
Tjetër humbje e Vojvodës me Udinesen
Mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, luajti deri në minutën e 61-të.
Për 31-vjeçarin Vojvoda ishte ndeshja e 13-të e zhvilluar në elitën italiane.