Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, hidhet gazlotjsellës nga droni

Protesta

Në Tiranë po vazhdon të jetë sërish protestë e tensionuar sikurse një ditë më parë, më 28 Nëntor. Protestuesit janë mbledhur në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Ndërkohë, disa protestues kanë filluar të hedhin fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të zyrtarëve policorë të cilën qëndrojnë përpara këtij institucioni. Pas përshkallëzimit të situatës, policia doli nga pjesa e Kryesisë së Kuvendit dhe ka ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit nga bulevardi drejt trotuarit.

Një pjesë e tyre është zmbrapsur në drejtim të Urës së Lanës, ku forcat e rendit po përdorin sprej me piper ndaj protestuesve.

Tutje me të vazhduar përshkallëzimi i protestës, një numër i zyrtarëve policorë kanë ndërmarrë disa shoqërime kundrejt protestuesve, teksa në pamje shihej një i ri i shtrirë në tokë, që tërhiqej nga policia, raporton TCH.

Aktualisht, protestuesit janë zmbrapsur dhe policia po përpiqet t’i shpërndajë dhe të mos i lejojë të grumbullohen. Në ndihmë po i vjen edhe droni, që po hedh gaz lotsjellës nga lart.

Në rrugë ka dalë edhe një mjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, teksa protestuesit kanë vazhduar sulmet me gurë dhe me fishekzjarre.

Edhe Sërish tensione në Tiranë: Fishekzjarrë nga protestuesit, gaz nga Policia Arbëri Sërish tensione në Tiranë: Fishekzjarrë nga protestuesit, gaz nga Policia

Policia po përpiqet të avancojë dhe të shpërndajë protestuesit për të mos i lejuar të grumbullohen në numër të madh. 

Një ditë më parë janë arrestuar 12 persona e janë proceduar 19 të tjerë penalisht, pasi kanë goditur me sende të forta, kanë hedhur lëndë piroteknike e bomba molotov në drejtim të zyrtarëve policorë. 

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë protestës janë lënduar 17 zyrtarë policorë. /TCH