Protestuesit në Tiranë janë vendosur para objektit të Kryeministrisë, derisa drejt Policisë janë duke gjuajtur gurë dhe mjete piroteknike.
Në anën tjetër, policia shtë po gjuan gaz lotsjellës dhe ujë përmes autoboteve derisa po tentohet edhe shpërndarja e protestuesve.
Më herët në një konferencë për media, drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka deklaruar se do t’u përgjigjen protestuesve me forcën që ua garanton ligji, duke shtuar se vetëpërmbajtja e policisë, nuk duhet marrë për dobësi.
Ka thënë se për rreth 72 orë 71 policë kanë marrë lëndime trupore.
Studentët kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkaq ky i fundit ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet.
Shqipëria nën kaos, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Artikuj të ngjashëm
-
Protestuesit gjuajnë me gurë, policia hedh gaz lotsjellës - tensione në Tiranë
-
Shqipëria nën kaos, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
-
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, hedhin gurë e molotovë
-
Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar
-
Policia në Shqipëri: 71 policë të lënduar, disa prej tyre rëndë