Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe sot protestë në Shqipëri

protesta

Për ditën e tretë me radhë është paralajmëruar protestë në Shqipëri, e cila po organizohet nga studentët. Në dy ditët e fundit, protestat kanë qenë të dhunshme. Në një deklarim gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama e fajësoi opozitën, duke thënë se përgjegjësit do të paguajnë për këtë katrahurë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Protesta është paralajmëruar se do të nisë nga mëngjesi.

Anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë shkaku i protestave

49 s. më parë / 15 tet 2026 09:15
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është anuluar shkaku i paralajmërimit të protestës së radhës nga studentët.

Protesta pritet të nisë nga ora 10:00, në kohën kur ishte planifikuar të mbahej seanca plenare.

Në dy ditët e fundit, në protestat që po organizohen nga studentët, ka shpërthyer dhuna. Protestuesit kanë sulmuar institucione, objekte e kanë demoluar shenjat e trafikut dhe rrethojat. Gjithashtu, ua kanë vënë flakën disa objekteve. Ata po kërkojnë dorëheqjen e Ramës. 

Rama pas protestave të dhunshme: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës

3 min. më parë / 15 tet 2026 09:12
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas dy ditëve protestë të dhunshme në Tiranë, duke paralajmëruar se përgjegjësit për dëmet e shkaktuara do të mbajnë përgjegjësi. Ai e fajësoi opozitën për këto protesta duke thënë se e duan Shqipërinë në humnerë.

Rama e bëri këtë deklaratë sot në mëngjes nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Evropës, e cila u shkatërrua gjatë protestës. 

Ai e cilësoi atë si simbol të asaj që ndodhi në kryeqytet, duke akuzuar opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.

“Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kthehen kurrë më pas. E ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve. Këto s'janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë”, u shpreh Rama.

Ai ka thënë se, pavarësisht asaj që ndodhi, Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt Evropës dhe nuk do të lejojë kthimin pas.

Në dy ditët e fundit, në protestat që po organizohen nga studentët, ka shpërthyer dhuna. Protestuesit kanë sulmuar institucione, objekte e kanë demoluar shenjat e trafikut dhe rrethojat. Gjithashtu, ua kanë vënë flakën disa objekteve. Ata po kërkojnë dorëheqjen e Ramës.