Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sërish tensione në Tiranë: Fishekzjarrë nga protestuesit, gaz nga Policia

Sërish tensione në Tiranë

Pas pak orëve të qetësisë, në sheshet e Tiranës janë rikthyer tensionet.

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të automjeteve të policisë e policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Ndërkohë në mediat në Shqipëri është raportuar se një protestues ka marrë lëndime në sy. Dyshohet se ai është qëlluar nga një plumb gome. Informata nuk është e konfirmuar ende.

Lexo përditësimet tjera
tirane

Tensione në ditën e 12-të të protestave në Shqipëri