Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit duke kontribuar me gol dhe asistim.
Al-Ettifaqi të shtunën mbrëma e mposhti Al-Kholoodin në udhëtim me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit arab.
Celina fillimisht asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Khalid Al Ghannam në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Futbollisti kosovar golin e realizoi nga penalltia për 3:0 në minutën e 78-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në ndeshje.
30-vjeçari këtë edicion ka tri gola dhe një asistim.