Uran Bislimi e ka regjistruar një asistim të dielën për skuadrën e Luganos.
Lugano u ndal në barazim 2:2 nga Luzerni në udhëtim, në ndeshjen që i takoi xhiros së 15-të të Superligës së Zvicrës.
Bislimi asistimin e bëri te goli për 2:1 të cilin e realizoi Daniel Dos Santos në minutën e 42-të.
Mesfushori Bislimi e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Ndërsa bashkëlojtari i Bislimit, Ezgjan Alioski, në lojë u inkuadrua në minutën e 87-të.
Për 27-vjeçarin Bislimi ishte asistimi i tretë këtë edicion në 24 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat. Ka edhe tre gola të shënuar.
Lugano vazhdon ta kryesojë tabelën me 38 pikë. Lugano ka 12 fitore, dy barazime dhe një humbje.
Luzerni e zë vendin e shtatë me 17 pikë.