Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së në Shqipëri, urdhërohet pezullimi i policit

Ervin Demo

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Demo, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit që dyshohet se qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Në një postim në Facebook, ministri Demo e cilësoi përdorimin joproporcional të forcës si të patolerueshëm, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe mbrojë atë. Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes”.

Lexo përditësimet tjera
Protesta

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, hidhet gazlotjsellës nga droni

Në Tiranë po vazhdon të jetë sërish protestë e tensionuar sikurse një ditë më parë, më...