Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestat e dhunshme në Tiranë, 12 persona të lënduar marrin ndihmë mjekësore në spitale

shqiperi

Dymbëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale pas lëndimeve gjatë protestës së opozitës sot në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona, dy prej tyre efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar - të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy vijojnë trajtimin mjekësor.

Lexo përditësimet tjera
Protesta

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, hidhet gazlotjsellës nga droni

Në Tiranë po vazhdon të jetë sërish protestë e tensionuar sikurse një ditë më parë, më...