Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona

reshje

Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e së hënën kanë shkaktuar vërshime në disa zona të vendit. 

Vërshime janë shkaktuar në disa zona në Komunën e Rahovecit. 

Mediat lokale në Rahovec kanë raportuar dhe postuar video nga disa rrugë e parkingje të cilat janë vërshuar. 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi edhe në rrugën Ferizaj-Shkup, raporton EO.

Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale, kamionët dhe automjete të tjera kanë lëvizur me vështirësi. 

Gjithashtu është publikuar edhe një video që ka treguar nënkalimin te Stacioni Policor në Ferizaj të mbushur me ujë. 

Edhe Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit Arbëri 5 muaj më parë Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit

Por, në një sqarim Komuna e Ferizaj ka njoftuar se reshjet intensive dhe të pandërprera që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim rrugor, porse gjendja sipas tyre është nën kontroll  dhe ekipet e emergjencës janë në terren në intervenim të rasteve që janë paraqitur e po paraqiten.
“Një video pak sekondëshe e nënkalimit të vërshuar tek Stacioni Policor, po qarkullon në rrjete sociale duke e keqparaqitur gjendjen në Ferizaj, e vërteta është se ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë dhe se të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në kompetencën lokale janë të qarkullueshme, andaj dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondave nga gjendja nën kushte të reshjeve intensive dhe të pandërprera nuk janë pasqyrim i drejtë i gjendjes në terren”, thuhet në sqarim.
Tutje thuhet se kushtet e tilla atmosferike do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës, andaj Komuna u ka bërë qytetarëve apel për kujdes.

Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.