Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mësimdhënësit protestojnë me bllokim të rrugës për parkingun

Disa mësimdhënës të shkollës “Hasan Prishtina”në Prishtinë, kanë protestuar të martën në mëngjes, duke bllokuar rrugën përpara këtij institucioni arsimor.

Protesta është mbajtur për shkak të pakënaqësisë së mësimdhënësve me Komunën e Prishtinës, që pjesën para shkollës ia ka dhënë në menaxhim ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë, për çdo parkim duhet pagesë dhe koha është e kufizuar.

Mësimdhënësit janë ankuar se edhe zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës nuk po i lejojnë të parkojnë veturat brenda oborrit të shkollës.

“Do të tentojmë të flasim, të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë mësimdhënësja Merita Ahmetaj.

Ajo vjen në këtë shkollë prej Çagllavicës.

“Nuk kam asnjë mundësi të vijë me kohë në shkollë, po ashtu e kam këmbën e lënduar. Andaj vetura është zgjidhja e vetme për transport. Por problemi është te parkimi. I bëj thirrje komunës që të bëjë një zgjidhje”, shtoi ajo.

Gjatë protestës që zgjati rreth gjysmë ore, shumë qytetarë u shprehën të frustruar me bllokimin e rrugës.