Punëtorët teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës kanë protestuar sot për shkak të mos pagesës së pagave për muajin prill, ndërsa kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga dita e nesërme.
Sipas njoftimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), shumica e punëtorëve teknikë të shkollave që menaxhohen nga kompani private kanë mbajtur protestë sot, më 18 maj 2026, nga ora 11:00 deri në 12:00.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët do të hyjnë në grevë duke filluar nga mëngjesi i 19 majit, deri në realizimin e kërkesave të tyre për pagesat e vonuara.
“Punëtorët do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre lidhur me pagesat e vonuara”, thuhet në njoftim.
Në reagim po ashtu theksohet se në shkollën SHFMU “Asim Vokshi”, drejtoria nuk i ka lejuar punëtorët të prononcohen para mediave gjatë kohës së protestës, transmeton KosovaPress.
FSPTSPK ka kërkuar zgjidhje urgjente të çështjes së pagave për punëtorët teknikë të angazhuar në shkollat e kryeqytetit./KSP
-
Komuna njofton arritjen e marrëveshjes: Punëtorët teknikë pritet të rifillojnë punën javën tjetër
-
Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga
-
Nëna greviste: Me i mbledh 12 thasë bërllok në ditë e mos me të pagu, ky është turp
-
Azemi: Janë ekzekutuar pagat por jo sa minimalja, greva e punëtorëve teknikë vazhdon
-
Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe ato fillore në Prishtinë