Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe ato fillore në Prishtinë

Shkolla

Pas grevës së punëtorëve teknikë në shkollat e mesme të Prishtinës, grevës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët teknikë të shkollave fillore, për shkak të mosdhënies së pagave dhe vonesave në ekzekutimin e tyre.

Sipas njoftimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagat dhe shlyerjen e obligimeve të mbetura.

Sindikata ka paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Prishtinës, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00. 

Në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë nuk u konfirmua nëse greva ka nisur edhe në këtë institucion, prandaj situata e punëtorëve teknikë në këtë shkollë mbetet e paqartë.

Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas sindikatës, kanë mbetur pa paga.