Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për punëtorët teknikë që kryejnë shërbime në shkollat fillore e të mesme por megjithatë jo sa paga minimale.
Azemi në emisionin “tre8tre” ka bërë të ditur se paga e ekzekutuar është në vlerë prej 391 euro andaj greva do të vazhdojë.
Sipas tij, pagat u ekzekutuan sot për shkak të presionit që iu bë nga ana e tyre Komunës së Prishtinë për grevë dhe protesta edhe nga punëtorët teknikë të shkollave fillore.
“Greva pati filluar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ku kryhen shërbime kompanitë private. Shkollat e mesme janë në grevë që nga 1 shtatori. Pagat që deri sot nuk i kanë ekzekutuar prapë i kanë ekzekutuar jo me pagën minimale. Pas presionit për paralajmërimin për grevë dhe protestë ata ekzekutuan pagën por prapë me një pagese prej 391 euro që nuk e mbulon pagën minimale. Dje është vendosur që të vazhdohet kjo grevë. Sot u kanë dalë pagat punëtorëve të kompanive që kryejnë shërbime për shkollat fillore e të mesme, por greva e protesta do të vazhdojë derisa Komuna e Prishtinës do të shlyejë të gjitha detyrat që ka ndaj këtyre punëtorëve”, ka thënë Azemi.
Pas grevës së punëtorëve teknikë në shkollat e mesme të Prishtinës, grevës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët teknikë të shkollave fillore, për shkak të mosdhënies së pagave dhe vonesave në ekzekutimin e tyre.
Edhe
Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe ato fillore në Prishtinë
Azemi ka thënë se edhe protesta e paralajmëruar para objektit të Komunës së Prishtinës, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00, do të mbahet.
Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas sindikatës, kanë mbetur pa paga.
-
Azemi: Në “Ismail Qemali” pati konfrontim fizik mes punëtorëve grevist dhe atyre që i dërgoi Komuna për të pastruar
-
Azemi: S’ndalet greva pa u paguar borxhet ndaj punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punëtorët teknikë të shkollave fillore e të mesme paralajmërojnë grevë më 1 shtator
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat