Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për punëtorët teknikë që kryejnë shërbime në shkollat fillore e të mesme por megjithatë jo sa paga minimale.
Azemi në emisionin “tre8tre” ka bërë të ditur se paga e ekzekutuar është në vlerë prej 391 euro andaj greva do të vazhdojë.
Sipas tij, pagat u ekzekutuan sot për shkak të presionit që iu bë nga ana e tyre Komunës së Prishtinë për grevë dhe protesta edhe nga punëtorët teknikë të shkollave fillore.
“Protesta pati filluar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ku kryhen shërbime kompanitë private. Shkollat e mesme janë në grevë që nga 1 shtatori. Pagat që deri sot nuk i kanë ekzekutuar prapë i kanë ekzekutuar jo me pagën minimale. Pas presionit për paralajmërimin për grevë dhe protestë ata ekzekutuan pagën por prapë me një pagese prej 391 euro që nuk e mbulon pagën minimale. Dje është vendosur që të vazhdohet kjo grevë. Sot u kanë dalë pagat punëtorëve të kompanive që kryejnë shërbime për shkollat fillore e të mesme, por greva e protesta do të vazhdojë derisa Komuna e Prishtinës do të shlyejë të gjitha detyrat që ka ndaj këtyre punëtorëve”, ka thënë Azemi.
Nach dem Streik der technischen Angestellten an den Gymnasien in Pristina wird erwartet, dass sich auch die technischen Angestellten an den Grundschulen dem Streik anschließen werden, da die Gehälter nicht gezahlt und deren Auszahlung verzögert wird.
Laut der Mitteilung des Gewerkschaftsverbands der technischen Arbeiter des privaten Sektors im Kosovo wird der Streik so lange andauern, bis die Forderungen nach Gehältern und der Erfüllung der verbleibenden Verpflichtungen erfüllt sind.