Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Die Volkspartei erklärt sich zum Sieger der spanischen Wahlen.

Spanien

Partia Popullore (PP) ka publikuar një mesazh në llogarinë e saj zyrtare në platformën X, duke shpallur fitoren në zgjedhjet të cilat janë mbajtur sot në Spanjë, shkruan BBC.

“PP-ja do t’i fitojë zgjedhjet dhe Alberto Nunez Feijoo do të bëhet kryeministër i Spanjës”, ka shkruar në një deklaratë të shkurtër PP-ja.

Ndërkohë, Antonio Lopez-Isturiz White, deputet i PP-së në Parlamentin Evropian, ka folur për BBC-në nga selia e partisë në Madrid, ku ka shprehur entuziazmin për rezultatet.

“Jemi shumë të emocionuar këtu”, ka thënë ai, duke shtuar se tashmë është e qartë se, edhe pse numërimi i votave po vazhdon, në Spanjë do të ketë një shumicë të madhe të së djathtës.

Pas rezultateve të para, kanë nisur edhe urimet për Partinë Popullore dhe liderin e saj, Alberto Nunez Feijóo.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shkruar në platformën X se pjesëmarrja rekord në zgjedhje përbën një sinjal të fuqishëm për gjithë Evropën, duke dëshmuar vitalitetin demokratik dhe besimin e qytetarëve në rëndësinë e pjesëmarrjes politike.

“Në emër të Qeverisë italiane, i përcjell urimet e mia për një fillim të suksesshëm ekipit të PP-së dhe Vox-it, duke shpresuar që të punojmë së bashku në të mirë të vendeve tona”, ka shkruar Meloni.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, duke e cilësuar si “lajm të shkëlqyeshëm” humbjen e socialistit Pedro Sanchez.

“Ai humbi? Ky është një lajm i mirë. Ai bëri një punë të tmerrshme dhe e meritonte humbjen”, ka deklaruar Trump para gazetarëve që e informuan për rezultatin.

Gjatë tetë vjetëve në pushtet, Sanchez ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Trumpit, duke mbajtur qëndrime të ndryshme nga administrata amerikane për çështje si shpenzimet e mbrojtjes, emigracioni dhe lufta në Iran.

Lesen Sie andere Updates
Spanien

Umfragen zeigen, dass die Konservativen in Spanien gewinnen.

Partia konservatore e Spanjës, Partia Popullore (PP), pritet të fitojë numrin më të madh të ulëseve...