Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëmtohet ura në fshatin Vranoc të Pejës, banorët mbesin të ngujuar

Ura që lidh Vranocin e Madh me Vranocin e Vogël në Pejë, është çarë si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve.

Një banor ka shkruar se banorët e Vranocit të Vogël kanë mbetur të bllokuar nga dëmtimi i urës. Ai ka dërguar foto dhe video të urës së dëmtuar. 

Ura e dëmtuar lidh Pejën me Deçanin.

“Për shkak të dëmtimit tash nuk është e kalueshme kjo urë. Banorët rrugën e vetme që kanë mujt me u qas në Pejë ashtu edhe në Deçan, ka qenë përmes kësaj ure. Si banorë jemi plotësisht të bllolkua. Ka dhjetë vjet që komunat fajësojnë njëra-tjetrën për këtë urë, e tash ne banorët kemi mbetur të bllokuar”, ka thënë një banor i fshatit, që edhe ka dërguar për KOHËN videon e urës dhe foto.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është deklaruar rreth situatës së krijuar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Edhe Shtëpi e rrugë përmbyten në disa komuna, FSK-ja e gatshme të intervenojë Arbëri Shtëpi e rrugë përmbyten në disa komuna, FSK-ja e gatshme të intervenojë

Ai ka thënë se si pasojë e tyre, është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit.

Ramosaj ka thënë se ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha.

“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shtuar ai.

Reshjet e shiut të së dielës kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës.

Edhe Reshjet që sollën përmbytje, nga shumë komuna në Kosovë raportohet për dëme Arbëri Reshjet që sollën përmbytje, nga shumë komuna në Kosovë raportohet për dëme

Situatë e rëndë raportohet në Pejë, Istog e Junik. Po ashtu vërshime ka edhe në Gjakovë, Malishevë e Vushtrri.

Pamje të urës së dëmtuar në Vranoc ka postuar edhe faqja "Peja në Fokus".