Reshjet e shiut të dielën kanë shkaktuar vërshime pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.
Disa komuna si Fushë-Kosova, Drenasi, Mitrovica e fshatra të Gjakovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e vërshimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë disa komuna janë shkaktuar edhe dëme materiale. Në Malishevë nga zyrtarët është bërë e ditur se janë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme të mbuluara me llamarinë.
Për situatë alarmante nga vërshimet është raportuar edhe në Istog.
Ndërkaq në Pejë ura që lidh Vranocin e Madh me Vranocin e Vogël, është çarë si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve.
Rrugët gjithandej nëpër komuna kanë qenë të përmbytura për shkak të sasisë së madhe të ujit të shkaktuar nga të reshurat.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK-ja është e gatshme të intervenojë me kapacitetet e saja, pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa qytete të Kosovës si pasojë e reshjeve të shiut.
Gjatë ditëve në vijim, komunat pritet të dalin me vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga të reshurat.
Reshje e përmbytje ka pasur edhe në Shqipëri.
{gallery}