Ish-politikani, Faton Topalli e ka quajtuar skandal interpretimin e muzikës së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, në kuadër të hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian e që organizohet nga Komisioni Evropian.
Topalli në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se pavarësisht nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, fakti që është interpretuar në një bashkësi shtetesh e cila angazhohet për barazi e të drejtave të njeriut, përbën skandal në vete.
“Është vështirë nga pozicion i jashtëm të përcaktohet nëse ka qenë rastësi apo e qëllimshme. Mendoj se në vendin ku ka ndodhur kjo dhe arsyeja pse është mbajtur ai forum është një skandal, pavarësisht nëse është bërë me qëllim apo jo. Një bashkësi shtetesh siç është Bashkimi Evropian i cili angazhohet për barazi, për të drejtat e njeriut, bashkëjetesë dhe pikërisht në këtë vend të dalë një melodi e tillë është një skandal për të cilin ata që e kanë shkaktuar duhet të japin përgjegjësi. Duhet të kërkojnë falje dhe të sigurojnë që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë më”, ka thënë Topalli.
Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur të dielën dhe ka mbaruar sot. Kosova nuk ishte e ftuar në këtë Forum.
Një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse, është interpretuar ndër të tjera edhe muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.
Kjo ka sjellur shumë reagime në Kosovë dhe më gjerë. E komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, njëherit edhe organizatorja e kësaj ngjarjeje, ka shprehur keqardhje dhe është distancuar nga kjo këngë, duke ua lënë fajin muzikantëve që e kishin zgjedhur.
-
Për këngën nacionaliste serbe, kërkohet përgjegjësi nga Brukseli e kritikohet edhe Qeveria
-
Skandali me melodinë nacionaliste serbe pothuajse temë kryesore në Forumin për Zgjerim të BE-së
-
Zulfaj e quan skandal interpretimin e muzikës së këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së
-
Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së
-
Skandali i Brukselit, reagimet e Marta Kos dhe të Qeverisë së Kosovës - Augustin Palokaj, gazetar i KOHËS në Bruksel