Reshjet e shiut gjatë natës së djeshme dhe ditët së sotme kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. E një gjendje më e rëndë është në komunat e rrafshit të Dukagjinit.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shkruar në Facebook se pas reshjeve të mëdha të filluara nga dita e djeshme dhe sot ka shkaktuar vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Po ashtu, ai tha se ekipet janë dal në terren dhe janë të gatshëm. Sipas tij, kjo situatë aktualisht është e menaxhueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, tha ai.
Kurse në Pejë ura që ndërlidh Pejën dhe Deçanin është dëmtuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve të vazhdueshme, dhe nuk është e kalueshme për qytetarët.
Ndërkohë, është raportuar se rritja e madhe e nivelit të ujit në Lumbardh, gjë që uji ka filluar të depërtojë edhe në disa shtëpi në atë zonë.
Gjendje e rënduar është edhe në vende të tjera. Vërshime ka në Istog, Gjakovë, Deçan, Malishevë e Vushtrri, Podujevë. /D.Gashi/KSP