Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve, në rrugën Pejë-Rugovë.
Kjo pasi thuhet se si pasojë e reshjeve të shiut ka rrezik për shembje të gurëve.
“Duke u bazuar në rastet që kemi pasur ditëve të fundit në këtë rrugë, ku kemi pasur dëme materiale dhe persona të lënduar, për shkak të reshjeve të vazhdueshme atmoferike, mundësia e shembjeve të gurëve është më e madhe, kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar, për të shmangur ndonjë aksident”, thuhet në apelin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes
-
Prindërit dhe dy fëmijët, të lënduar nga rrëshqitja e një guri mbi veturën e tyre në Pejë
-
Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit
-
Policia apelon për ngasje të kujdesshme shkaku i shiut