Kronikë

Prindërit dhe dy fëmijët, të lënduar nga rrëshqitja e një guri mbi veturën e tyre në Pejë

Rreshqitja e gurit ne Peje

Prindërit dhe dy fëmijët e tyre kanë mbetur të lënduar pas rrëshqitjes së një guri mbi veturën me të cilën po lëviznin në rrugën Pejë-Rugovë. Në video të qytetarëve të publikuara në Facebook, shihet se si një gur i madh nga pjesa malore, ka rënë mbi veturën e kësaj familjeje.

Lëndimin e katër personave si pasojë e këtij incidenti e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar një informacion për rrëshqitjen e një guri mbi një veturë në rrugën Pejë-Rugovë. Të lënduar janë katër persona, prindërit dhe dy fëmijët e tyre. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim. Sipas informacioneve të fundit nga mjeku kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi Gashi për KOHËN.