Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të enjten pasdite në Ozdrim të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Gashit, në këtë aksident të ndodhur rreth orës 16:20 janë përfshirë dy vetura.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të trafikut rajonal”, ka deklaruar tutje ai.