Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pulisic afër rinovimit të kontratës me Milanin

Cristian Pulisic

Christian Pulisic pritet të nënshkruajë kontratë të re me Milanin.

Kontratën deri në vitin 2031 pritet ta vazhdojë së shpejti, raporton “AS” të enjten.

Sipas marrëveshjes së re, Pulisic do të ketë pagë prej 6 milionë eurosh në vit.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ai iu bashkua Milanit në vitin 2023 nga Chelsea.

Për Milanin ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në gjashtë ndeshje këtë edicion në Serie A.