Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Pejë të hënën, rreth orës 19:15.
Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre është veturë zyrtare e Policisë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Konfirmoj aksidentin që ka ndodhur në rrugën 'Papa Klimenti' në Pejë. Dy vetura të përfshira, ku njëra prej tyre është e Policisë. Katër persona të lënduar, që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Katër të lënduar në aksidentin në Ozdrim të Pejës
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici
-
Nëntë të lënduar nga një aksident në Pejë, dy dërgohen në QKUK – njëri në gjendje të rëndë
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë