Një fëmijë është goditur nga vetura të enjten në Pejë.
Policia ka njoftuar se ai është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.
Rasti, sipas zëdhënësit Driton Rugova, ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai për KOHËN.
Artikuj të ngjashëm
-
Fëmija goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës
-
Dy këmbësorë goditen nga një veturë në Pejë
-
Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet
-
Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë
-
Goditet nga vetura një 7-vjeçar në Ferizaj, drejtuesi i automjetit ik nga vendi i ngjarjes