Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një fëmijë është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës mëngjesin e së martës nga fshati Treboviq.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 09:30, pasi Emergjenca e spitalit ka njoftuar autoritetet se ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.

“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi policor Driton Rugova.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.