Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një fëmijë në Pejë, dyshohet se u lëndua nga rrëzimi i një orendie në shtëpi

QKUK

Një fëmijë ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë aksidentalisht nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se më 11 tetor vajza ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të pësuara.

Policia ka bërë të ditur se sot është njoftuar për vdekjen e saj.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i fëmijës u është kthyer familjarëve.

“Me datë 11.10.2026, jemi njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës ju kthehet familjarëve”, ka thënë Elezaj.