Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Pejë.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar të enjten rreth orës 04:00. 

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si "Hetim i vdekjes”.